Report TV - Masat, Xhafaj: Turizmi prioritet Klosi: Krimi mjedisor do dënohet

2018-05-03 0

?Krimi mjedisor do të konsiderohet, dënohet dhe penalizohet siç çdo krim tjetër?. Në prag të fillimit të aksionit të madh të pastrimit të Shqipërisë, Ministrat Blendi Klosi dhe Fatmir Xhafaj zhvilluan dje takimin me prefektët dhe drejtuesit e policisë në qarqe, për t?iu bërë me dije se do të jenë aktorët kryesorë në terren të zbatimit të ligjit të ndalimit të krimit mjedisor.

?Kush dëmton mjedisin tonë të përbashkët që është malli jonë i përbashkët, pasuria jonë e përbashkët, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar turizmin, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar ekonominë, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar mirëqënien, duhet të dënohet, të penalizohet? deklaroi Klosi.

Ligji do të ashpërsohet ? deklaroi Klosi- që ju kërkoi drejtuesve të policisë të jenë me të njëjtin vullnet të angazhuar në këtë operacion, ashtu si në operacionin e ndalimit të vjedhjes së energjisë elektrike.

Klosi iu kërkoi drejtuesve të policisë, që cdo biznes apo individ që ndot mjedisin të trajtohet dhe penalizohet njësoj sipas ligjit.

Free Traffic Exchange