Ora News - Kumbaro: Shtëpia e Fishtës nuk mund të restaurohet, godina është private

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dështimi i negociatave të ministrisë së Kulturës me pronarët e banesës ku ka jetuar At Gjergj Fishta i kë lënë në vendnumër përpjekjet për të pasur një shtëpi kushtuar kësaj figure qendrore të letrave shqipe. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro pohoi se nuk mund të ndërhyhet në godinë për shkak se është pronë private, por se institucioni që ajo drejton është gati të investojë në Kuvendin e Troshanit, ku Fishta ka kaluar një pjesë të mirë të jetës.
Banesa ku ka jetuar At Gjergj Fishta nuk do të restaurohet. Godina është private dhe sipas ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, përpjekjet për të gjetur një marrëveshje me pronarët kanë dështuar dhe në këto kushte nuk mund të ndërhyhet. Kumbaro theksoi se në homazh të figurës qendrore të kulturës shqiptare, institucioni i saj është gati të investojë në kuvendin e Troshanit ku Fishta ka kaluar jeten.
Mirela Kumbaro: Ne e kemi gjetur edhe në bashkëpunim me kishën katolike shumë më interesant Kuvendin e Troshanit ku në fat At Gjergj Fishta ka kaluar jetën e tij, veprën e tij ku ka qenë shkrimtar, mësues. Dhe ku sot vërtetë është një vend shumë interesant jo vetëm nga pikëpamja fetare, kulturore por edhe sociale dhe kjo është arsyeja përse në bashkëpunim me kishën katolike pas studimit të vendit, ne kemi shpallur vetëm pak muaj më parë monument kulture.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kumbaro-shtepia-e-fishtes-nuk-mund-te-restaurohet-godina-eshte-private/