Farka, një destinacion i ri - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parku i liqenit te Farkës është destinacioni me i ri per kryeqytetasit dhe jo vetëm. Peizazhi kodrinor, liqeni, ajri i pastër e ka bere ketë zone te frekuentueshme nga te gjitha grupmoshat. Ketë fundjave parku i Farkës eshte ne feste. Bashkia ka përqendruar aktivitet kulturore dhe sportive ne ketë zone ne juglindje te kryeqytetit, 9.6 kilometër nga qendra e Tiranës dhe vetëm 2 kilometër nga unaza e madhe.Fëmijët kane këndin e tyre. Lojëra nga me te ndryshmet janë vendosur per argëtimin e vizitoreve te vegjël. Pas shëtitjeve ne park, familjare, te rinj, gjyshër kane ndjekur aktivitete e ndryshme te shtrira përgjatë pedonales. Ndërsa te apasionuarit pas shpejtësisë kishin hapësirën e tyre per garat me motora. Te favorizuar nga moti me diell, nuk kishte si te mungonin sporte e ndryshme te ujit Festa ne Farke vazhdon. Bashkia fton qytetaret ta frekuentojnë si nje nga hapësirat me tërheqëse te kryeqytetit. Pas investimeve te bëra dy vitet e fundit ne infrastrukturën rrugore dhe shtimin e sipërfaqes se gjelbër, kjo zone po tërheq gjithnjë e me shume vizitore, por dhe banore qe zgjedhin te jetojnë këtu.

Free Traffic Exchange