http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo foltore ka pare shume fjalime te forta, sharje madje dhe grushta, por nuk ka ndodhur qe nje njeri te përlotet ne sallën e parlamentit. Gerta ka përfunduar studimet per marrëdhënie ndërkombëtare ne La Sapienca, ne Itali dhe eshte kthyer ne Mirdite per te punuar ne nje ferme qe rrit dhi. Mesazhi i saj per ligjvënësit ka qene i qarte, duhen me shume investime ne fshat. Mesazhet e Gertes u përcollën ne sesionin e pare te parlamentit rural, nje risi kjo ne skenën politike. Ky forum i ka shërbyer klasës politike per te pranuar gabimet e dy dekadave ne ndarjen fshat-qytet.Ministri i Bujqësisë Peleshi theksoi se nga BE jane ofruar 71 milionë euro për zhvillimin rural, ndërsa qeveria shqiptare rreth 23 milionë euro.