Atentati me 4 te plagosur, zbardhen deshmite

2018-05-03 0

Televizioni ?Klan?, ka zbardhur dëshmitë e Elion Lekës, i cili ishte edhe objektiv i atentatit të mbrëmjes së të premtes në zonën pranë ish - kombinatit ?Josif Pashko?, në Laprakë.

I pyetur nga oficerët e Krimeve të Rënda, Elion Leka ka pranuar se ka pasur një konflikt me vëllain e Arben Seferit, Astrit Seferin të enjten pasdite, pas një sherri të momentit.

Gjysmë ore përpara atentatit, Elion Leka dhe dy vëllezërit kanë debatuar sërish pranë lokalit në pronësi të këtij të fundit. Sipas rrëfimit të Lekës, në momentin kur ai ndodhej në ambientin e jashtëm të lokalit, dy vëllezërit Seferi u afruan dhe hapën zjarr drejt tij në mënyrë të menjëhershme.

Leka mbeti i plagosur në krah dhe vrapoi për t?u fshehur poshtë banakut.

Bashkë me Lekën në të njëjtën ngjarje, u plagosën edhe Avni Biberi, 46 vjeç, Bujar Mrishaj, 31 vjeç e Bledar Gosturani, 33 vjeç.

Këta të fundit të pyetur nga policia pohuan se nuk kishin dijeni mbi konfliktet e Lekës me dy vëllezërit Seferi.

Sipas tyre në momentin e ngjarjes, ata kanë qenë të ulur jashtë lokalit.

Autorët u larguan më pas me një automjet në drejtim të rrugës ?Gjergj Legisi? në Laprakë dhe janë ende në kërkim. Të dy palët, sipas policisë, kanë qenë të skeduara për armëmbajtjen pa leje.

Tv Klan

Free Traffic Exchange