Negociatat për qendren e Himares/ Gjiknuri: Demshpërblim per kedo që ka titull pronësie

2018-05-03 0

Qeveria shqiptare është e vendosur të avancojë me projektin për qendrën e Himarës, pavarësisht kundërshtive. Pas një takimi që patën me banorë që preken nga projekti për rikualifikimin urban të Himarës, ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ministrja Kumbaro garantuan se çdo ndërhyrje do të respektojë të drejtën e pronësisë.

?Çdo individ që ka një titull pronësor do të shpronësohet me dëmshpërblim, cdo qytetar që është në process të njohjes së pronës dhe patjetër do të fitojë një titull pronësie, patjetër do të përfshihet nga I njëjti regjim juridik".

Gjiknuri paralajmëroi një tjetër takim me banorët dhe trajtim të çdo pretendimi nga banorët për pronësinë e objekteve që do të prishen.

?Do hapim një zyrë të posacme të hipotekës së Vlorës , që ata mos sorollaten rrugëve për të marrë një vërtetim pronësie".

Projekti për qendrën e Himarës kap vlerën e 3.5 milion eurove dhe faza e dytë e e tij parashikon shembjen e 22 objekteve, për të cilat pati kontestime të disa banorëve dhe qeverisë greke, e cila ka folur për cënim të të drejtave të minoritetit grek.

Tv Klan