Ora News - Deklarata e fortë e Donald Lu: Nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju rrëzojeni

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka lëshuar një apel të fortë për të rinjtë. Në një takim me të rinjtë në Rëshen ambasadori në ikje deklaroi se ata duhet të rrëzojnë qeverinë nëse ajo nuk i përgjigjet kërkesave të tyre.
?Ju jetoni në demokraci. Nëse e kërkoni atë, qeveria juaj duhet të përgjigjet. Ose ju do ta rrëzoni atë. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju?
Fjala e plotë e ambasadorit Donald Lu:
Mirëmëngjes. Kjo është vizita ime e parë në Rrëshen dhe e dua këtu. Kjo është gjithashtu e vizita e parë e shumë takimeve me të rinjtë në qytete anembanë Shqipërisë.
Ne kemi një mesazh për ju, por ne gjithashtu shpresojmë që të mësojmë diçka nga ju sot.
Këtu është mesazhi ynë i thjeshtë:
Ndryshime të mëdha po vijnë për Shqipërinë. Ju keni një rol të rëndësishëm për të luajtur në të ardhmen e Shqipërisë.
Ju duhet të kërkoni ndryshim nga udhëheqësit tuaj.
U rrita në një vend të mahnitshëm, në Kaliforni. Kishim bukurinë e pabesueshme natyrore, njerëz të këndshëm dhe ushqim të shijshëm. Më kujton pak Rrëshenin. Në moshën 18 vjeç u largova nga Kalifornia për të studiuar, për të gjetur një punë dhe për të krijuar familje.
E kuptoj tani që unë do të punoj dhe do të kursej paratë gjatë gjithë jetës sime, kur të dal në pension mund të kthehem në shtëpinë time në Kaliforni.
Ju jeni të rinj. E ardhmja juaj është në Shqipëri dhe e ardhmja e Shqipërisë jeni ju.
Unë besoj fuqimisht se Shqipëria do të bashkohet me Bashkimin Evropian në dekadën e ardhshme.
Të gjithë ju, fëmijët dhe nipërit tuaj do të jetojnë si qytetarë të plotë të Evropës me të gjitha të drejtat dhe privilegjet e anëtarësimit në BE.
Ky ndryshim dhe shumë të tjerë po vijnë.
Mos e humbisni mundësinë tuaj për të qenë pjesë e tyre. Prindërit mund t?ju tregojnë të gjitha ndryshimet që ata kanë parë:

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/deklarata-e-forte-e-donald-lu-nese-qeveria-nuk-ju-pergjigjet-ju-rrezojeni/