Donald Lu, shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë, në vizitën e tij të parë në Rrëshen, duke bashkëbiseduar me të rinjtë përcolli mesazhin duke theksuar se ndryshime të mëdha po vijnë për Shqipërinë. Ambasadori Lu bëri një parashikim se kur Shqipëria do t?i bashkohet familjes europiane. ?Unë besoj fuqimisht se Shqipëria do të bashkohet me Bashkimin Evropian në dekadën e ardhshme. Të gjithë ju, fëmijët dhe nipërit tuaj do të jetojnë si qytetarë të plotë të Evropës me të gjitha të drejtat dhe privilegjet e anëtarësimit në BE. Ky ndryshim dhe shumë të tjerë po vijnë. Mos e humbisni mundësinë tuaj për të qenë pjesë e tyre?, tha Lu. Ambasadori Lu theksoi se të rinjtë shqiptarë meritojnë një edukim të mirë, punësim gjithashtu njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe nga Shtetet e Bashkuara.