Report TV - Nis ndërtimi i këndit të 3 të forcës në Parkun e Liqenit të Tiranës

2018-05-03 0

Ata që preferojnë natyrën për të vrapuar apo për t?u ushtruar fizikisht kanë një tjetër hapësirë të dedikuar në kodrat e Parkut të Liqenit. Bashkia e Tiranës, përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ka nisur ndërtimin e këndit të tretë të forcës në këtë park, i cili më së shumti i kushtohet profesionistëve që gjithashtu preferojnë natyrën për t?u stërvitur apo për të mbajtur trupin në formë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vlerësoi investimin si një tjetër dëshmi e politikës për promovimin e sportit dhe jetës së shëndetshme.
?Jam shumë i lumtur që në prag të Maratonës së Tiranës (15 Tetor) po shtojmë terrenet sportive në qytet. Kjo është një zonë e parkut të liqenit, ku fillimisht u ndërhy për të prishur një pjesë të madhe të kafeneve, pranë universitetit të Gjeologji-Minierave, e cila frekuentohet kryesisht nga sportistët elitarë; pra, nëse pjesa jugore e parkut është më e frekuentuar nga amatorët, këtu vijnë kryesisht ekipe sportive të cilat bëjnë trajnim profesionist, do të thotë që kanë nevojë për paralele, për mjete të tjera të forcës dhe besoj që zëvendësimi i kafeneve me terrenet sportive, është një investim në drejtimin e duhur të Tiranës?, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.