Aborti që “vret” të ardhmen - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është nje vajze 21 vjeçare nga Tirana, e cila thotë se kohet e fundit ka marrë lajmin, qe sipas saj është me i rëndi qe mund ti jepet një femre. Pasi është fejuar, ajo ka kuptuar se nuk mund te mbetej shtatezane. 21-vjeçarja ka kryer kontrollet tek mjeket gjinekolog, por ata i kane thëne se aborti qe ajo ka bere kur ishte 17 vjeç, e pengon sot të linde një fëmije. Mjeku gjinekolog ne maternitetin ?Mbretëresha Geraldine?, Erlin Kurti, thotë se pasojat e abortit janë te shumta. Femrat per te mënjanuar ketë situate, duhet te përdorin kontraceptivet. Kurti sqaron se veç abortit kirurgjikal, ka edhe abort medikal, por ai duhet bere nen kujdesin e mjekut. Edhe medikamneti qe njihet si ?pilula e emergjencës?, e qe përdoret pasi femra dyshon se mund te ketë mbetur shtatezane, nuk mund te merret ne farmaci pa rekomandimin e mjekut, pasi shkakton komplikacione. Por pilula e emergjencës shitet pa asnjë pengese ne farmaci. Instituti i Shëndetit Publik beri të ditur se për vitin 2016 ne gjithë Shqipërinë jane kryer rreth 6000 aborte. Por kjo shifër mendohet te jete me e larte, pasi ajo nuk përfshin abortet e ndodhura ne spitalet private.