Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vajzë nga Mirdita, gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Rural, emocioni të pranishmit, mes tyre edhe deputetë të parlamentit me ato ccfarë ajo tha.
E kthyer në vendlindje për t?u marrë me blektori, pas studimeve për shkenca politike në Itali, ajo i dha një shembull politikës duke ia thënë në sy të vërtetat për fshatin, dhe nevojën për të vënë dorë. Fshati nuk njeh parti, tha Gerta. Ne punojmë me dorën e djathtë, zemra në rreh majtas, dhe trurin e kemi në qendër, deklaroi ajo duke kërkuar bashkëpunim të politikës.
Historia e Kristines
Unë kam ardhur këtu që të tregoj pse jo Gertën, por kam ardhur të sjell edhe Kristinën.
Kristina është një bashkëfshatare e imja.
Besoj se gjithësecili prej jush, sidomos ata që janë fshatarë e ka nga një Kristinë në fshat.
Ajo ka rrudha fisnike të përzhitura nda dielli, duar të çara e të ashpra si brusketat e restoranteve në qendrat urbane, sy të qeshur e të ëmbël ka Kristina.
Ngrihet para diellit dhe ulet shumë pas tij.
Ngrihet në mëngjes, mjel lopën, çel pulat, pastron vathin, çon fëmijët në shkollë ndoshta me furgonin që nuk vjen kurrë dhe ajo i përcjell në këmbë.
Shet qumështin me kokakolat e lara me kujdes, sepse ky është fshati. Shet ato 20 kokrra vezë, 3- 4 kile rrush, domatë jeshile, ato që kanë mbetur nga kopështi i mbjellë me lakra të zëza dhe presh që ti ketë rezervë për dimër.
Shet ashtu Kristina, e ulur në rrugë.
Dhe po ti thoni Kristinës çfarë do ti që shteti të të japë ty, ajo me shumë modesti do të thotë: Unë dua ujë dhe rrugë. Se ka dinjitet Kristina. Nuk kërkon asgjë shtetit të saj veçse ujë dhe rrugë.
E unë do ti shtoja Kristinës dhe ujë, rrugë, shkolla
Ujë, rrugë, shkolla dhe qendra shëndetësore efikase.
Ujë, rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, e miq e shok
E nëse ju do ta pyesni Kristinën se për kë do të votoje?
Kristina do të thotë unë votoj atë që më sjell ujë dhe rrugën.
Por Kristina e shkretë që kur ishte bijë, themi ne atje në fshatin e të atit dhe tani që është grua në fshatin e të shoqit,
Kristina votoi e rivotoi ata që rrugën nuk ia sollën KURRE!
Kjo është Kristina ime!
Kjo është fshatarja ime!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ktheni-syte-nga-fshati-fjalimi-emocionues-i-gertes-qe-sduhet-humbur/