Report TV - Përçarja e PD, kushti i grupit rebel për pajtim me Bashën

2018-05-03 0

Lista ?Basha? dhe humbja e radhës në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit ka futur me shpejtësi Partinë Demokratike në një vorbull armiqësie politike. Në mungesë të një kompromisi të mundshëm në horizont, sipas gjasave, konflikti mes dy kampeve brenda llojit, do të përshkallëzohet në muajit në vijim, çka mund të dëmtojë interesat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Tre muaj pas startimit të përplasjeve publike mes Lulzim Bashës dhe gardës së vjetër, në lojë ka hyrë ish-kryeministri, Sali Berisha. Ky i fundit, edhe pse e mbështeti për t?u rikonfirmuar në krye të PD, disa ditë më parë, artikuloi kritika të rënda në adresë të Lulzim Bashës, me sa duket për të zbutur të përjashtuarit nga lista e kandidatëve për deputetë. Në të gjitha daljet e tij, Berisha ka vënë theksin tek bashkimi dhe unifikimi i të gjithë faktorëve opozitarë. Ndërkaq, në mbledhjen e fundit të Kryesisë, edhe Lulzim Basha bëri thirrje për bashkim, duke vënë në pah se akuzat dhe debatet çojnë ujë në mullirin e kundërshtarit politik.