Zone e Lire/ / Ziadin Sela rrefen dhunen ne Parlamentin e Maqedonise (29.09.17)

2018-05-03 5

Deputeti shqiptar në Maqedoni, Ziadin Sela i cili u sulmua brutalisht gjatë protestës së dhunshme të disa muajve më parë në Parlament ka qenë sot I ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë?.
Sela tha se si pasojë e goditjeve ka humbur ndjenjat për rreth një orë e gjysmë. ?Unë kam qenë i tjetërsuar, kam qenë I gjakosur, kam patur një hematomë në kokë dhe 6 fraktura dhe pasojat qëndrojnë akoma. Hematoma më ka prekur qendrën e muzikës në tru dhe ndoshta vite më vonë s?do të mundem të këndoj ose të dëgjoj muzikë?, tha Sela.
Deputeti tha se qëllimi I sulmit ka qenë që të eleminohet.
?Kam qenë pa ndjenja për 1 orë e gjysmë. Mbaj mend fillimin ku ka nis, kan gjuajtur nga larg. Unë mbaj mend kur më është vërsul një turmë me 30-40 njerëz dhe jam rikthyer, më ka ndihmuar një roje aty, shqiptar. Ata më kanë marrë dhe më kanë zbritur përpara kafes së deputetëve dhe aty roja ka gjetur rastin dhe më kanë ngjitur në katin e 3-të dhe aty jam vtëdijësuar dhe më është rikthyer kujtesa. Pas këtij moment ka ardhur mjeku. Nga moment i sulmit nuk ka asnjë regjistrim , unë nuk jam sulmuar nga huliganë rrugës, ata janë policë. Qëllimi ka qenë që unë të eleminohem. Unë isha elementi kyç që rrëzova Nikolla Gruevskin sepse pa votat e mia nuk bëhej 61-shi I votave. Ky ka qenë atentat ndaj nevojave të shqiptarëve në Maqedoni?, tha deputeti.
Ziadin Sela ka qenë deputeti i vetëm shqiptarë që është sulmuar nga protestuesit

Free Traffic Exchange