Ora News - Politologu Afrim Krasniqi komenton raportin e OSBE/ ODIHR

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora Neës politologu Afrim Krasniqi e konsideroi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhejt si një manual mjaft i mirë për hartimin e reformës së re zgjedhore. Ai u shpreh se dokumenti i jep zgjidhje për problematikat e manifestuara.

Afrim Krasniqi: Për shkak se aktorët politikë prisnin të kishte elementë të detajuar të blerjes së votës, përdorimit të krimit dhe akuza të tjera që ne dëgjojmë në mënyrë të vazhdueshme, misioni nuk është dëshmitar i akteve të tilla por e pranon që ka raportime të tilla dhe jep dy rrugëzgjidhje ligjore si mund të parandalohen në të ardhmen. Në këtë këndvështrim është një manual i shkëlqyer për partitë politike.

Sa i takon shitblerjes së votës Krasniqi pati këtë përgjigje

 Afrim Krasniqi: Të gjithë palët janë dakord që duhet të merren masa kundër blerjes së votës por asnjëri nuk jep akte konkrete  .

Sipas Krasniqit vota e emigrantëve ka mbetur pezull për shkak të mungesës së mekanizmit të besueshmërisë.

 Afrim Krasniqi:Si do të arrijnë partitë të administrojnë votën në perëndim dhe në lindje e vende të tjera kur ata ankohen se brenda partisë së tyre vidhen votat, dhe në Tiranë vidhen votat, siç u provua dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku numri i kutive të votimit të hapura në KQZ tregojnë se 80 % e tyre ishin devijuar nga  rezultati real.

Krasniqi i konsideron jo serioz ftesat e partive për të dialoguar me njëra tjetrën.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/afrim-krasniqi-raporti-i-osbe-odihr-manual-i-shkelqyer-per-partite/