Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata rrëzoi sot kërkesën e Bashkisë së Durrësit për heqjen e sekuestros preventive të pasurisë së paluajtshme ku po kryhet investimi për projektin ?Veliera?, ndërsa i tërhoqi vëmendjen organit të akuzës durrsake për moszbatim në kohë të detyrave të lëna nga gjykata e Apelit për këtë çështje.
Përplasja e gjyqtari Petraq Çuri dhe prokurores Anita Jella
Gjyqtari: Me vendim të dt.27 mars 2017 gjykata e Apelit ka lënë disa detyra, po ju nuk i keni lexuar ato, ndryshe do të kishit vepruar më herët?. (vazhdon)
Duhet të kishe ngritur një grup ekspertësh që ke 7 muaj që nuk e bën dhe nëse do e kishit bërë, sot do të ishte vendosur në rast të mos dëmtimit të trashëgimisë arkeologjike heqjen e sekuestros, në të kundërt jo.
Prokurorja: Qëndrimi juaj më duket i paragjykuar dhe tendencioz.
Pas ndryshimit të projektit ?Veliera?, bazuar në vendimet e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë dhe atij të Restaurimeve për ruajtjen dhe integrimin e gjetjeve arkeologjike në zonën e Velierës, bashkia Durrës ka kërkuar heqjen e sekuestros dhe rifillimin e punimeve për zbatimin e projektit të ndryshuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliera-gjykata-e-durresit-rrezon-kerkesen-e-bashkise-per-punimet/