Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrat Gjiknuri dhe Kumbaro zhvilluan sot në Vlorë një takim me komunitetin himariot që preket nga faza e dytë e projektit për rehabilitimin e qendrës së Himarës.
Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në Këshillin e Qarkut të Vlorës, minoriteti u përfaqësua nga Vasil Bollano dhe Fredi Beleri, të cilët parashtruan kërkesat në emër të banorëve himarjotë për pajisjen me dokument pronësie të atyre që nuk i zotojnë dhe shpronësim edhe për truallet jo vetëm për godinat.
Ministri Gjiknuri pas përfundimit të takimit siguroi se do të zbatohet ligji dhe aksioni për shembjen e objekteve do të nisë pas arritjes së negociatave.
Jorgo Goro e cilësoi situatën vetëm si një prapavijë politike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/projekti-per-himaren-gjiknuri-dhe-kumbaro-takojne-omonia-n/