Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një rrugë thuajse 200 vjeçare është bllokuar nga një banor në fshatin Armath të rrethit të Durrësit, duke lënë pa dalje banorët e tjerë për të shkuar në pronat e tyre.
Xhevahir Koleci ka denoncuar pranë emisionit ?BOOM? në Rtv Ora News shqetësimin për bllokimin e rrugës nga kushëriri Medi Koleci. Rruga është bllokuar prej më shumë se 3 vitesh dhe ende nuk ka gjetur zgjidhje.
Xhevahir Koleci gëzon pronën e tij me ligjin 7501, por nuk mund të shkojë tek ajo për shkak të rrugës së bllokuar, e cila në Hipotekë rezulton pronë-shtet, ndërsa prej 3 vitesh, në të janë mbjellë ullinj.Dy familjet janë në konflikt që nga viti 2013, pasi Medi Koleci e bllokoi rrugën së bashku me pjesën e fondit pyjor, e cila ligjërisht i përket Bashkisë Durrës.
Xhevahir Koleci: Rruga ka 3 vite që është bllokuar. Tokën e kam me certifikatë e çdo gjë, dhe për shkak të depos së ujit është bllokuar. Pjesë e shtetit është rruga, me letra e me çdo gjë. Rrugë tjetër nuk ka, përveçse kësaj nuk ke nga të kalosh se është pronë e shtetit dhe nuk mundesh. E vetmja rrugë që të shkosh tek prona kjo është. Kjo ka qenë rrugë 200 vjeçare, nuk është se është hapur tani, kjo ka qenë për fshatin që ka qenë matanë. Zotëria që ka zaptuar dhe pronën e shtetit e ka rrethuar me shtylla betoni dhe tel me gjemba, madje për këtë ka marrë dhe gjoba.Edhe kryeplaku i fshatit Armath,
Bib Doda dhe banorë të zonës e konfirmojnë ekzistencën e rrugës me dekada që të çon tek prona e z. Koleci.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-kusheriri-i-bllokon-prej-3-vitesh-rrugen-200-vjecare/