Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi dyshohet seduke shpërdoruar detyrën në kohë të ndryshme kanë vjedhur karburant në mjetet e gazsjellësit ?TAP?.
Operacioni policor i koduar ?Diezel 3? arrestoi shtetasit Marinel Demçe 33 vjeç, banues në Shtyllë, Semi Llomi 23 vjeç, banues në Dvoran dhe Armand Bregu 30 vjeç, banues në Dvoran-Korçë, të tre me detyrë punonjës pranë një Shoqërie Private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike.
?Këta shtetas në kohë të ndryshme, kanë abuzuar me detyrën duke vjedhur sasi të konsiderushme karburanti (naftë) nga depozitat e mjeteve të tonazhit të rëndë në pronësi të një firme të kontaktuar nga gazsjellësi TAP, e cila kryente punime në zonën e fshatit Shtyllë dhe Vithkuq. Sasia e vjedhur e karburantit iu shitej më pas, personave të tjerë prej tyre? bën me dije policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vodhen-naften-e-makinave-te-tap-arrestohen-3-rojet-private/