Report TV - Veliaj thirrje biznesit:Kontribuoni për sistemin e ngrohjes në shkolla

2018-05-03 1

Pas investimeve që sollën transformimin e gjithë zonës së Fushës së Aviacionit në Njësinë 7, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare ?Dhora Leka?, për t?i dhënë gjithë këtij komuniteti të njëjtat standarde jetese, njësoj si në qendër të qytetit. Ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi, inspektuan nisjen e punimeve për rikonstruksionin e shkollës. Ata vlerësuan se falë këtij investimi kompletohen ndërhyrjet në infrastrukturën arsimore të kësaj zone.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky është investimi i radhës në këtë zonë, e cila në një kohë fare të shkurtër ka përfituar disa projekte shumë të rëndësishme, si në infrastrukturën urbane, ashtu edhe në atë sociale dhe sportive.

Free Traffic Exchange