Report TV - Vodhën naftë nga makineritë e TAP, arrestohen tre rojet

2018-05-03 0

Tre punonjës të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike të cilët kishin për detyrë ruajtjen e automjeteve të gazsjellësit TAP, janë arrestuar në Korçë pasi janë kapur duke vjedhur naftë. Në prangat e policisë kanë rënë Marinel Demçe, 33 vjeç, banues në Shtyllë-Korçë, Semi Llomi, 23 vjeç, banues në Dvoran-Korçë, Armand Bregu, 30 vjeç, banues në Dvoran-Korçë, të tre me detyrë punonjës pranë një Shoqërie Private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike (neni 135 i Kodit Penal).

Të arrestuarit kanë abuzuar me detyrën duke vjedhur sasi të konsiderushme karburanti (naftë) nga depozitat e mjeteve të tonazhit të rëndë në pronësi të një firme të kontaktuar nga gazsjellësi TAP, e cila kryente punime në zonën e fshatit Shtyllë dhe Vithkuq. Sasia e vjedhur e karburantit iu shitej më pas, personave të tjerë prej tyre.