Gjovalin Shani - Ndok Gjeloshi

2018-05-03 61

Ndok Gjeloshi lindi me 15 nentor 1893 ne Nenmavriq . Ndok Gjeloshi ishte pinjoll i trungut të Nik Vuksanit të vëllazërisë Mekshaj, në Shalë të Dukagjinit. Me gradën toger dhe në krye të 180 shaljanëve, përkrahu Lëvizjen e qershorit së bashku me Rexhep Shalën dhe njësitë ushtarake në Shkodër.
Gjatë qeverisjes së Nolit, Ndoka mori gradën kapiten i forcave kufitare[2] dhe më tej prefekt i Shkodrës. Me Triumfin e Legalitetit, u largua drejt Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, ku qe anëtar i grupit "Partia Republikane" të krijuar nga Rexhep Shala.
Më vonë kthehet dhe vihet në krye të veprimeve luftarake në Lëvizjen e Dukagjinit të vitit 1926. Në nëntor të po këtij viti së bashku me Dom Loro Cakën, organizuan dhe udhëheqi kryengritjen antizogiste të Dukagjinit, kryengritje që shpërtheu përpara kohe, dhe mbeti e izoluar.

Atentatorëve iu gjetën pashaporta diplomatike jugosllave. Një e përditshme vieneze i përshkroi:

"…Vrasësi i parë është Ndok Gjeloshi, ai është një ish-Oficer i Ushtrisë Shqipëtare, i lindur në Shkodër në vitin 1893 dhe ka shërbyer si ushtarak atje. Ai është një Katolik Roman, i martuar dhe ka banuar në Vjenë me gruan e tij, gjatë dy viteve të fundit. Vrasësi i dytë është ish-Kapiteni Aziz Çami, i lindur në vitin 1893 në Filat të qarkut të Gjirokastrës, shërbeu në Delvinë. Ai është një Mysliman beqar dhe jeton në adresën Hegergasse nr. 9 në qarkun 3 të Vjenës..."

Gjyqi ndaj tyre përfundoi më 2 Tetor të viti 1931, ata u cilësuan fajtorë për vrasjen e major Llesh Topallajt dhe tentativë për vrasjen e Mbretit, Gjeloshi u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg nga gjykata. Në Gjyqin që u bë në atdhe, Gjeloshi u dënua me vdekje në mungesë. Përfundimi i kohës së burgimit dhe pushtimi italian, i krijuan mundësinë të kthehej përsëri në Shqipëri, pasi u kthye u regjistrua në Milicinë Fashiste Shqiptare, si dhe pranë komandave të legjionit të 4 të Shkodrës, të legjionit të 3 të Vlorës dhe në legjionin e parë të Këmishave të Sulmit. Luftoi në frontin grek dhe në atë jugosllav - gjë për të cilën u dekorua për trimëri me medalje tunxhi. Më pas u caktua në komandën e armës së Milicisë. Nga janari i 1942 mbante detyrën e gjyqtarit pranë gjyqit të posaçëm të shtetit.

Më 11 prill 1943 në orën 18:45 në shëtitoren "Viktor Emanueli III" (Bulevardi i Tiranës, ndryshe rruga e Stacionit të Trenit) Gjeloshi mbeti i vrarë nga një atentat komunist bërë nga Myslym Keta, me urdhër të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Shqipërisë.[2] Në ceremoninë e varrimit të zhvilluar në Shkodër mori pjesë Gjon Markagjoni, Mustafa Kruja, gjeneral Volante komandant i Milicisë Fashiste Shqiptare.