Ora News - LSI: OSBE faktoi tragjedinë e zgjedhjeve, votat u blenë me para të krimit

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim, reagoi për raportin e OSBE, duke e vlerësuar si faktim të asaj që kjo forcë politike e quan tragjedi në zgjedhjet e 25 qershorit. Deputeti Endrit Braimllari, flet për përdorimit të bandave në fushatë dhe blerjen e votës me paratë e krimit. Reforma zgjedhore, tha ai, duhet ti japë fund këtyre problemeve.
Lëvizja Socialiste për Integrim, raportin e OSBE-së e cilëson si konfirmim të asaj që kjo forcë politike e quan tragjedi që ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit.
Endrit Barimllari: Raporti e provon qartë që vota e lirë e shqiptarëve si themel i demokracisë ka pësuar goditjen e sa më të rëndë dhe opozita shqiptare ka sot përgjegjësinë më të madhe për të demaskuar çdo ditë dhe çdo orë, krimin elektoral të 25 qershorit dhe kryepërgjegjësi kryesor i këtij elektoral është Edi Rama.Shumë vëzhgues të OSBE/ODIHR shprehën shqetësimin që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës qoftë si kandidatë qoftë si mbështetës. Një numër i madh incidentesh të dhunshme kanë ndodhur gjatë fushatës. Është e qartë për çdo shqiptar që vota e tyre u shit dhe u ble masivisht nga paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Policia dhe kriminelët u bënë njësh me krimin e organizuar.
Deputeti, Endrit Braimllari, tha se në raport ngrihet dhe shqetesimi i perfshirjes se grupeve kriminale për tjetërsimin e votës.
Reforma zgjedhore, thekson Lëvizja Socialiste për Integrim, duhet t?i jap fund këtyre problematikave.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/braimllari-osbe-provoi-angazhimin-e-grupeve-kriminale-ne-zgjedhje/

Free Traffic Exchange