Ora News – Presidenti Meta viziton Beratin: Krenarë për auticitetin tonë

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dita e Trashëgimisë Kulturore u përcoll në Berat nga presidenti Ilir Meta i cili i shoqëruar nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro vizituan Muzeun Kombëtar Ounfri në lagjen ?Kala?. Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishme trashëgiminë kulturore Meta u shpreh se qyteti i Beratit do të jetë në vëmendjen e të gjitha institucioneve si një nga qendrat më të bukura të resurseve të turizmit.
Meta: Në shpirtin e shqiptarëve, në hapësirën tonë, edhe pse modeste, gjenden të gdhendura gjurmët e çdo etape historike që nga lashtësia e deri më sot. Në këtë udhëtim mijëravjeçar ne jemi krenarë për auticitetin tonë, për gjuhët dhe traditat tona, ashtu sikurse ndihemi të vetëdijshëm edhe për kulturën, identitetin tonë perëndimor, si dhe harmonizimin e tyre me ndikimin e kulturave të tjera përreth.
Ndërsa, ministrja Kumbaro u shpreh se trashëgimia kulturore është pasuri e atyre që jetojnë në të, qendrat historike nuk janë për t;u soditur, por edhe për të jetuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/presidenti-meta-viziton-beratin-krenare-per-auticitetin-tone/

Free Traffic Exchange