Rekuiem gjerman në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte viti 1868 kur Dhjata e Re dhe ajo e vjetër, përkthyer nga Martin Luther iu bashkëngjit muzikës shpirtërore krijuar nga Johannes Brahms. Që atëherë, Rekuiemi gjerman ka jehuar në shumë skena. Këtë fundjavë vjen edhe në Tiranë.

Artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit kanë nisur punën bashkë me dirigjentin dhe baritonin gjerman që vijnë në Tiranë për të përcjellë edhe më shumë nuanca të kësaj vepre gjermane.


Ekhart Wycik: Është hera e tretë që bashkëpunoj me këta artistë dhe është kënaqësi gjithnjë të rikthehem. Kemi një javë që punojmë me bindjen se do të përcjellim gjithë emocionin që ka derdhur Brahms në këtë Rekuiem. Po përpiqemi që publiku të shijojë strukturën e dendur muzikore të kësaj vepre gjermane. Nëse vini të na ndiqni, faleminderit Shqipëri.

Tetori gjerman nis që këtë fundjavë. E ndonëse, ende shtator për ambasadoren Susanne Shcutz, ky tetor nuk mund të startonte më mirë se sa me Brahms.

Susanne Shcutz: Kemi zgjedhur këtë vepër si një mesazh për bashkëpunimin, për marrëdhëniet mes njerëzve, edhe si një rekuiem të 30 viteve marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve tonë.

Kjo vepër shpirtërore është zgjedhur të ngjitet në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë, mbrëmjen e 30 shtatorit.