Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës nisi rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare ?Dhora Leka? pranë Fushës së Aviacionit në njësinë Nr. 7. Gjatë inspektimit të ndërhyrjes, Kryetari i Bashkisë Veliaj tha se ky institucion do të pajiset me palestër dhe sistem ngrohje ku nxësnësit nuk do të vuajnë më temperaturat e ulta gjatë dimrit.
Shkolla 9-vjeçare ?Dhora Leka? do të rindërtohet për të pritur nxënësit në kushte me të mira për arsimin e tyre. Bashkia e Tiranës ka nisur edhe rikonstruksionin dhe kryebashkiaku Veliaj tha se investimi kompletohet me ndërhyrjet në infrastrukturën arsimore të kësaj zone.
Veliaj: ?Shkollat me dy turne zhduken kur ka infrastrukturë, por kur ka edhe kulturë. Ndaj i lus të gjithë prindërit, mos i merrni më qafë fëmijët tuaj, duke i paketuar në shkolla ku tashmë është mbushur numri i nxënësve. Mësuesit më të mirë po shkojnë në shkollat e reja, ndaj është shumë e rëndësishme që prindërit ta kuptojnë këtë: Nuk është ndërtesa ajo që e bën një nxënës të mirë, është mësuesi. Dhe mësuesit e portalit që rankohen sot më të lartët, ata po shkojnë dhe po fillojnë punë në shkollat e reja. Ndaj nëse duan cilësi, të shkojnë aty ku ka vend dhe ku është afër komunitetit?.
Shkollës do t?i shtohen ambientet sportive, dhe investimi në sistemin e ngrohjes do të heqë problematikën gjatë dimrit që vështërson mësimin në kushtet kur temperatura janë të ulta dhe nën 0.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-shkolla-dhora-leka-po-pajiset-me-palester-dhe-sistem-ngrohje/