Report TV - Me profil Facebook-u fals mori 6 mln lekë, gjykata e lë në burg

2018-05-03 2

DURRËS- Enertila Beqajs, vajza që dyshohet se mashtroi 30-vjeçarin Brahush Ahmetaj me një profil të rremë në Facebook duke i marrë 6 mln lekë mallra, i është dhënë sot masa e sigurisë "Arrest me burg".

Për mediat kanë folur edhe prindërit e vajzës duke deklaruar se ajo është e pafajshme.

Enertila e mohon kategorikisht që të ketë lidhje virtuale me punonjësin e Postës, Brahush Ahmetaj duke pretenduar se faqja në rrjetin social Facebook nuk është e saja.
?Faqja në facebook nuk është e imja.Sendet i kemi blerë me lekët e mija, në muajin gusht kanë ardhur kushërinjtë nga emigracioni dhe na kanë ndihmuar. Unë jam e lidhur me një djalë jashtë shtetit në Itali.

Në polici nuk thash që jam shtatzënë, unë dyshoja për shtatzëni. Brahushin thjesh e kam parë në Manëz sepse merrnin lekët e kempit në postë. Unë në Facebook kam foto profili me mamin tim.

Kërkoj nga gjykata të më lërë të lirë të qëndroj pranë nënës time se e kam të sëmurë. Jam e pafajshme?, tregon Enertila.

Free Traffic Exchange