Report TV - Raporti i OSBE për zgjedhjet Zguri: Jemi gati për reformën

2018-05-03 0

Pas raportit të publikuar nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit, Klement Zguri kreu i Komisionit Qëndror të zgjedhjeve ka dalë në një konferecë për shtyp ku ka deklaruar se raporti është një material i çmuar që do të na ndihmojë të ecim përpara.

?Pjesa me e rëndësishme e raportit janë, vërejtjet, rekomandimet dhe kritikat. KQZ do ti marrë ato seriozisht, si çështje prioritare të axhendës së vet. Për të analizuar procesin zgjedhor dhe për të hartuar një paketë për zgjidhjen sa më efikase të tyre", u shpreh Zguri.

?Për rastet e evidentuara në raport si: KQZ nuk mori masa të qartësonte kundërshtitë ligjore lidhur me reklamat elektorale ne medita audiovizive private, KQZ ka vepruar dhe do te veproje me rigorozitet edhe pse KQZ nuk mund të sillej si instancë eprore ndaj parlamentit, mekanizmi ligjor që lejon KQZ të qartësojë kundërshtitë nuk u vu në lëvizje pasi partitë dhe mediat gjetën zgjidhje alternative", theksoi Zguri.

Përsa i përket konstatimit se KQZ nuk mbajti qëndrim të njëllojtë për shkeljen e kuotave gjinore Zguri theksoi se afati nuk ka mbaruar ende dhe se KQZ është duke punuar.