Report TV - Rama me sipërmarrësit:Jashtë “sekserët”, ‘Jo’ gjoba biznesit

2018-05-03 0

"Asnjë sipërmarrje nuk do të gjobitet nga inspektorët deri në ristrukturimin e plotë të strukturave shtetërore." Kjo u bë e ditur nga kryeministri Rama gjatë një takimi me sipërmarrës, ku prezantoi ministren Sonila Qato.
"Inspektoratët kanë marrë urdhër të lenë rehatë njerëzit të marrin frymë, të mos vënë më gjoba. Kjo do vazhdoi deria sa të bëjmë ristrukturim e plotë të tyre".

Rama: Të luftojmë grabitqarët në administratë

Rama iu drjetua sipërmarrrësve duke i kërkuar që të marrin sëbashku me Qeverinë, masa kundër "grabitqarëve e parazitëve" në administratë dhe për formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë.

?Nëse cënohet sipërmarrësi, fjala duhet të shkojë në majën e piramidës shtetërore dhe në zyrën e kryeministrit. Mos u bëni palë me informalitetin, ju e dini më mirë s eunë grabitqarët në administratë, l eti luftojmë. ?E vetmja gjë që do përsëris pa lodhur është që nuk është e denjë që ju të zgjidhni rrugën e shkurtër e të bëheni palë me të korruptuarit në palën e qeverisjes. Nuk është e drejtë e as patriotike. Janë histori pa fund e kosto. E di që ka që thonë që realiteti është ndryshe, që secili prej jush thotë pse ti hy kësaj pune e të ndeshem me hakmarrje të vogla parazitësh? Por përkundër këtyre arsyeve legjitime vetëm na vini në provë?, tha Rama.

Rama-doganierëve: Ata me bluxhins ikin në 100 ditët e para

Kryeministri foli me tone të ashpra ndaj administratës tatimore dhe doganore duke njoftuar pastrim themelor të sistemit nga njerëzit abuzues.

Ai iu drejtua punonjësve doganorë si ? ata që vishen me blu-jeans e me shapka ?, për të cilët u shpreh se nuk din se çfarë detyre kanë dhe se do të ikin brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.