Report TV - Kuvendi miraton strukturën e Vettingut, PD dhe LSI kundër

2018-05-03 0

Kuvendi i Shqipërisë i mbylli punimet e tij në orët e para të së premtes në një seancë maratonë që filloi në mëngjesin e së enjtes.

Përveç debateve të shumta që karakterizoi punimet e kësaj seance plenare, Kuvendi votoi për miratimin dhe rishikimin e disa ligjeve në vend.

Kuvendi, me 74 vota pro kaloi strukturën dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik, të gjitha sipas variantit të propozuar nga komisioni i ligjeve.
PD dhe LSI kërkoi numër më të lartë të punonjësve të stafit e Komisioneve të Vettingut por u hodh poshtë nga PS, të cilët me 74 vota pro shkurtuan stafin me 70 punonjës më pak.

Bie ligji i mbetjeve, miratohet akti normativ për buxhetin
Po ashtu, Kuvendi pranoi dekretin e presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, ky ligj u votua pro nga deputët e opozitës ndërsa nga ata të Partisë Socialiste u abstenua, por edhe të dhomave të tregtisë.

Me 73 vota pro u votua edhe akti normativ i qeverisë për ndryshimet e buxhetit të vitit 2017.