Ora News - Mazhoranca miratoi strukturat dhe organet e Vettingut

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas një seance që zgjati rreth 16 orë, Partia Socialiste ka miratuar pa votat e opozitës ligjin për organikën e strukturave të Vettingut.
52 vota pro ka marrë propozimi i PD dhe 53 drafti i LSI për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si dhe për klasifikimin e pagave për Komisionerit Publik. Duke kundërshtuar projektet e opozitës, Edi Rama nënvizopi se jo shumë kohë më parë, si PD si LSI kundërshtuan reformën në drejtësi.
Rama: Këtu ka njerëz që u ngujuan me muaj të tërë në një çadër dasmash për ta penguar Vetting-un dhe sot kanë ardhur në këtë orë të vonë, të na akuzojnë neve që po e sabotojnë Vetting-un. Ashtu sikurse ka dhe të tjerë që, kur ishin në qeveri, donin ta tridhnin Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
Edhe një herë, ai ka kujtuar se mbështet një administratë të vogël teksa thotë se në Shqipëri se ka më shumë drejtorë dhe shoferë.
Rama: Kemi numrin më të madh të drejtorëve, shefave, sekretareve, pastruesve plus shoferëve për frymë në Evropë.
Për Bashën, Rama ka kundërshtuar projektin e ndërkombëtarëve për strukturën e Vettingut.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kuvendi-miratoi-strukturat-dhe-organet-e-vettingut/