Report TV - Rama me sipërmarrësit:Jashtë “sekserët”, ‘Jo’ gjoba biznesit

2018-05-03 0

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një takim me sipërmarrësit, nga ku u kërkoi atyre që të mos bëhen palë e informalitetit por të bashkohen me qeverinë për ta luftuar atë, duke akuzuar edhe punonjësit e zyrtarët që ?iu nxijnë? jetën sipërmarrësve dhe çdo biznesmeni.
Në takim Rama deklaroi se ka dhënë urdhër që Inspektoratet që të mos vënë më gjoba deri në një ristrukturim të tyre.

"Inspektoratët kanë marrë urdhër të lenë rehatë njerëzit të marrin frymë, të mos vënë më gjoba. Kjo do vazhdoi deria sa të bëjmë ristrukturim e plotë të tyre".

Rama: Të luftojmë grabitqarët në administratë

Rama iu drjetua sipërmarrrësve duke i kërkuar që të marrin sëbashku me Qeverinë, masa kundër "grabitqarëve e parazitëve" në administratë dhe për formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë.