Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të largojë brenda 100 ditëve të para të qeverisë agjendët doganore, duke i konsideruar ata si sekserë që ndërmjetësojnë sipërmarrjen me qeverinë.
Rama: Agjentët e doganës do të largohen brenda 100 ditëve të para njëherë e përgjithmonë nga dogana, të gjithë ata me bluxhinse dhe me ato çantat e vogla me rryp që bëjnë ndërmjetësin ata, se ça ndermjetësojnë ata unë nuk e kam kuptuar kurrë. Po shyqyr që na e dha populli mandatin vetëm që tani mos kemi sikletin se mos po ngacmojmë ndonjë komshi. Me ata zhabulanë atje që medemek ndërmjetësojnë proceset mes sipërmarrësve dhe shtetit. Një tufë seksershë të zyrtarizuar që shëmtojnë pamjen le më të tjerat, në atë portin e Durrësit sidomos.
Policinë gri e kemi kthyer në kazermë, nuk dalin më në rrugë sapo të fshihen nga legjislacioni dhe të ikin në shtëpi përfundimisht.
Do ristrukturohet Inspektoriati, janë banda
Inspektoriatit kanë marrë urdhër që deri në ristrukturim nuk do të vendosin asnjë gjobë, asnjë gjobë. Të rrinë në shtëpi inspektorët dhe të lenë rehat njerëzit që të marrin frymë derisa të bëhet ristrukturimi dhe do bëjmë ristrukturim radikal të inspektoriateve që e vërteta është që janë banda që lëshohen në emër të mjedisit.
Pjesa më e madhe e administratës duan të punojnë dhe duan të jenë në rregull me ligjet dhe ta marrin rrogën me merritë. Po ku të lënë këta, këta helmojnë gjithë klimën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-agjentet-doganore-seksere-do-ti-largojme-brenda-100-diteve/