TIRANE-Zbulohen detaje të reja për pronësinë e 4 makinave të blinduara që u sekuestruan dje nga Policia e Shtetit.
Burime të Report Tv nga SHISH pohojnë se 4 makinat e sekuestruar dje nga policia në kuadër të operacionit ?Vjeshtë 2017? dyshohet se janë të mikut të Emiljano Shullazit.
Makinat e blinduara përdoreshin nga miku i Shullazit, Pajtim Serjani dhe janë me vlerë një milion euro.
Informacioni për makinat e blinduara u dha nga SHISH duke sjellë bllokimin nga policia e shtetit dje.
Pajtim Serjani përdorte makinat, 3 të trafikuara nga vendet e BE
Katër automjetet e blinduara ishin parkuan në garazhin e një pallati në zonën e ?komunës së Parisit? në Tiranë.
Informacioni është marrë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, agjentët e të cilit kanë mbajtur në mbikqyrje personat që posedonin këto automjete.