Ora News - Nuk ndalet droga në Skrapar, sekuestrohen 325 kg kanabis

2018-05-03 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër sasi droge është sekuestruar në zonën e Skraparit. Policia ka sekuestruar një sasi prej 325 kilogramë kanabis gjatë një operacioni në fshatin Potom.
Policia sqaron se ?në vendin e quajtur ?Xhamia e vjetër?, u gjetën brenda një magazine (ish rezervat) 17 thasë me peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Strukturat e Policisë Berat kanë shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre.?
Ndërkohë vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nuk-ndalet-droga-ne-skrapar-sekuestrohen-325-kg-kanabis/

Free Traffic Exchange