Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva
Sekuestrohen 325 kg lëndë narkotike e dyshura Cannabis Sattiva
Shoqërohen 5 banorë të zonës si autorë të dyshuar
Më datë 28.09.2017, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në vijim të punës për goditjen e vepritarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva dhe në vijim të kontrolleve të vazhdueshme kanë konstatuar se:
Në fshatin Potom, në vendin e quajtur ?Xhamia e vjetër?, u gjetën brenda një magazine (ish rezervat) 17 thasë me peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Strukturat e Policisë Berat kanë shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre.