Report TV - Si zbuloi SHISH garazhin me katër makina të blinduara

2018-05-03 0

Katër automjete të blinduara që ishin parkuan në garazhin e një pallati në zonën e ?komunës së Parisit? në Tiranë,mësohet të jenë sekuestruar në bodrumin e një pallati në kompleksin ?Kika?.

Automjetet luksoze kapin shifrën e 1 milion euro, dhe se ka dyshime të forta se ato i përkasin anëtarëve të një grupi të njohur kriminal në Tiranë. Automjetet besohet se i përkasin një grupi kriminal në kryeqytet, ku disa prej anëtarëve të këtij grupi, momentalisht ndodhen në burg. Sipas burimeve të policisë së Tiranës, informacioni është marrë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, agjentët e të cilit kanë mbajtur në mbikqyrje personat që posedonin këto automjete.

Mësohet se katër automjetet lukzose pak para se të niste operacioni ?Vjeshtë 2017?, kanë qënë në qarkullim në rrugët e Tiranës dhe se sipas burimeve konfidenciale dyshohet se njëra nga automjetet, përdorej nga shtetasi. P. Serjani. Ndërkohë që tre automjetet e tjera,dyshohet se kanë qënë në përdorim nga anëtarët e një grupi kriminal, ku disa pjestarë të së cilit sot ndodhet në burg. Automjetet ishin fshehur brenda ambjenteve të një garazhi në kompleksin ?Kika?, me shpresën ti shpëtonin valës së sekuestrimeve të operacionit ?Vjeshtë 2017?.

Free Traffic Exchange