SHKODËR- Një shpërthim i fortë me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pedonalen e Shkodrës, në lagje ?Vasil Shanto? Shkodër tek ish ?5 Heronjtë?.
Sipas të dhënave të para mësohet se ishin rreth 50-100 gramë tritol të vendosur në një dyqan në katin e parë të një ndërtese tre katëshe, shpërthimi i të cilit ka ndodhur rreth orës 01:40 duke ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Veç dëmeve në subjektin ku ishte vendosur tritoli, shpërthimi ka shkatuar dëme edhe në subjektet që ndodheshin afër, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Ndërtesa ka qenë e pajisur me kamera sigurie, filmimet e të cilave pritet që të zbulojnë autorët.
Dyshohet për shkaqe pronësie,pronari:S'kam konflikte
Dyqani ka qenë në pronësi të Avdyl Dergut i cili ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt me njeri, por sipas të dhënave të para dyshohet që shkak të ketë qe një një konflikt pronësie.