Ora News – Shpërthen Ruli: Zgjedhjet brenda PD ishin pocaqi

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish deputeti demokrat tregon tre traumat brenda PD. Pjese nga deklarata e Genc Rulit në emisionin ?360 gradë? sot në Ora News
Genc Ruli: Trauma e parë ishin zgjedhjet e para pas një lideri mbi njëzet vjeçar karizmatik i cili konsiderohej i pakonkurueshëm.
Ditën që ikën kësaj partie i jepet mundësia që të përshtatet me klimën e re që nuk ka peshën e liderit autoritar. Lideri që do të dilte të vinte të paktën i legjitimuar. Unë pa e fshehur kam qenë për Olldashin, sepse ai duke e lexuar mirë projeksionin dhe angazhimin e Berishës për të fituar Basha ndërmori atë sfidë. Unë isha kundër atij lloj procesi. Doja të lihej një garë e hapur, ku të kishte disa kandidatura dhe PD do të përgatitej për epokën e re, pa liderin e saj historik. Ky problem nuk ndodhi. Madje dhe kjo përplasje solli krisje të thellë. Pas fitores është një fjalë e Berishës: Fituesi merr të gjitha dhe humbësi i humbet të gjitha. Kishte të bënte ku do të dimensionohej Olldashi në raport me Bashën.
Momenti tjetër. Kur Basha fitoi i kemi dhënë dorën, uruar por që atë ditë e prapa, kur hymë në procesin e dytë brenda PD-së, (zgjedhjet brenda PD gjashtë muaj më pas )ishte: I vetmi autoritet legjitim në PD është Lulzim Basha të tjerët janë ilegjitimë. Ne nga erdhëm?! Nga ferrat?! Ne ishim zgjedhur nga strukturat

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv
http://www.oranews.tv/vendi/ruli-tregon-tre-traumat-e-pd-se-gara-per-kreun-ishte-pocaqi/