Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
3 persona humbën jetën pasditen e kësaj të enjte, si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura në Korçë dhe Fier. Policia njofton se viktimë kanë mbetur dy vëllezërit Billi dhe Simon Tello si dhe një 48 vjeçar me iniciale A.M banues në fshatin Cakran të Fierit. Në komisariat janë shoqëruar dy drejtues mjetesh ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Dy aksidente rrugore, të ndodhura pasditen e së enjtes në Korçe dhe Fier u kanë marrë jetën 3 personave.
Dy vëllezërit Billi dhe Simon Tello, humbën tragjikisht jetën teksa motorri me të cilin po udhëtonin u godit nga një automjet. Ngjarja ndodhi aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë kryqëzimit të fshatit Progër.
Vëllezërit të moshës 17 dhe 23 vjeç u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korcës, plagët e marra rezultuan fatale për ta dhe për pasojë humbën jetën.
Ndërkohë policia shoqëroi drejtuesin e automjetit tip Benz të përfshirë në aksident shtetasin me iniciale P.G 55 vjeç.
Në aksin Levan-Tepelene, nga përplasja e dy automjeteve humbi jetën një 48 vjeçar. Sipas policisë viktimë mbeti shtetasi me iniciale Alket Mehmetaj banues në fshatin Cakran.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/makina-perplas-motorin-dy-te-vdekur-ne-aksin-bilisht-korce/