Report TV - Balla Bashës:Në 2009 ke marrë mbështetje nga kriminelët

2018-05-03 0

Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh edhe kreu i Grupit Parlamentar i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit kreut të opozitës Lulzim Basha, pas akuzave për lidhjen e politikanëve me bandat e Elbasanit.Balla ka ftuar deputetët të distancohen nga qëndrimet për grupet kriminale ndërsa tha se këtë e ka bërë bashkë me deputetet e PS në Elbasan.

Ndërsa tha se mbështet policinë në aksionin e saj, Balla akuzoi Bashën se në 2009 ka marrë mbështetje nga kriminelët në atë zonë.


?Bëni mirë të mos përziheni as me deklarata e as me marrje krahu të njërës apo tjetrës palë . Unë nuk ka folur deri më sot dhe nuk do të flas sepse bashkë me mua deputetët e Elbasanit nuk kanë asnjë lidhje me të. Ne jemi këtu për të mbështetur një aksion të policisë i cili duhej të merrej me kohë që në 2005 kur nisi ngjizja e këtij konflikti. Unë Lulzim nuk bëj asnjë kontratë me asnjë kriminel për të siguruar votën, ti Lulzim e ke bërë në 2009 dhe evoluimi i këtij konflikti është se politika në moment të caktuara ka marrë krahë, dhe unë nuk do të marr asnjë herë krahë? u shpreh Balla.

Free Traffic Exchange