Report TV - U godit me thikë nga bashkëshorti, flet vëllai i Liljanës për Report TV

2018-05-03 0

Në lidhje me plagosjen e ndodhur dje në Roskovec, report Tv sjell deshmitë e familjarëve të 53 vjecares Liljana Hatellari , e cila një ditë më parë u qëllua me thikë nga bashkëshorti i saj Shefit Hatellari.
Ngjarja u regjistrua paraditën e së mërkurës në qytetin e Roskovecit ku 53 vjeçarja Hatellari u qellua 7 herë me thike ne pjesen e barkut , qafe dhe duar nga burri i saj Shefit Hatellari.
Liljana Hatellari vijon të qëndrojë në reanimacionin e spitalit rajonal të Fierit ndërsa gjëndja e saj shëndetësore tani më është stabilizuar.

Në lidhje me konfliktin e ndodhur mes Liljanës dhe bashkëshortit të saj ka fol vëllai 53 vjeçarës i cili është shprehur se ngjarja ka ndodhur pas një debati. Sipas tij debate të till ndodhin në çdo familje shqiptare.

vëllai i Liljanës është shprehur për mediat lidhur me këtë rast të rëndë të dhunës në familje :

?Tani çdo familje ka debat, çfarë t?i bejmë, na ndodhi tashi kjo punë. Tani është jashtë rrezikut për jetën ?.