“Ju flet Moska” - Kastriot Myftaraj i bën ‘vettingun’ kryetares së Kolegjit të Apelimit

2018-05-03 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Njerëzit e vettingut sipas vettingut? ishte tema e parë që nisi siparin e emisionit ?Ju flet Moska? të Kastriot Myftaraj.

Personazhi të cilin analizoi në këtë emision ishte kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj.

Myftaraj: Personi më i lartë në hiearkinë e vettingut është kryetari i Kolegjit të Apelimit. Të gjithë ankesat përfundojnë atje. Kryetar i Kolegjit të Apelimit është zgjedhur një femër, është kryetare, zonja Natasha Mulaj.

Të gjithë e keni parë në media në një dëgjesë parlamentare. Ky person është njeriu më i lartë në hiearkinë e vettingut, njeriu që do marrë vendime. Do të jenë dhe të huaj në vetting por vendimet do ti marrin shqiptarët.

Zonja Natasha Mulaj e para sipas rregullave të vettingut nuk i del fare mirë llogaria.Mulaj ka lindur në 1972 në Tropojë. Kur një njeriu mund ti ndodhin fatkeqësi familjare është një gjë e rëndë për të cilën i përket atij, por kur kemi të bëjmë me vettingun këto fatkeqësi do të analizohen, se ky është parimi dhe i vettingut.

Natasha Mulaj punonte Sekretare në Prokurorinë e Tropojës në 1992-1997. I ndodh një fatkeqësi, burri i saj, djali i xhaxhait të Fatmir Haklajt të famshëm, shef i Komisariatit të Tropojës që vrau Azem Hajdarin, burri i saj Sokol Haklaj vritet në  një pritë në Milot ku udhëtonte bashkë me Fatmirin që u plagos, në 16 qershor 1997. Që nga ky moment, karriera e zonjës Natasha pësoi një ndryshim të madh. Ajo emërohet gjyqtare në Tropojë në vitin 2000 por nuk shkon asnjë ditë në punë.Nga 2000-2007 nuk shkon asnjë ditë në punë për shkak të problemeve që kishte dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kastriot-myftaraj-i-ben-vettingun-kryetares-se-kolegjit-te-apelimit/