Kongresi Ndërkombëtar i Mbetjeve, i pari i këtij lloji në Shqipëri, ka në fokus zgjidhjen e mbetjeve për Europën Juglindore deri tek zgjidhja e mbetjeve për Shqipërinë.
Kongresi që do të mbahet në datat 23 deri 26 nëntor, vjen si bashkëpunim i stafeve shkencore të Universiteteve Publike dhe Private në Shqipëri.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi , thotë se nismat për pastrimin e Shqipërisë i shërbejnë edhe zhvillimit të turizmit.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në fjalën e tij gjatë mbledhjes është shprehur se:
? Politika e maxhorancës ka vendosur që dekretin për ligjin e riciklimit të mbetjeve ta rikthej për një debat të gjerë publik dhe mendoj se edhe tryeza e sotme dhe tryezat në vazhdim do ti shërbejnë këtij diskutimi. Ne si ministri e Turizmit dhe Mjedisit,mbase këtë e kemi dhe një nga prioritetet e punës sonë, sidomos në vitin e ardhshëm, për një Shqipëri të pastër".