Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Menaxhimi i mbetjeve urbane mbetet shqetësim madhor i banorëve të zonave periferike, të mbetura jashtë vëmendjes së pushtetit lokal në Vlorë. Njësitë administrative vuajnë mungesën e higjenës në lokalitete, qendra fshatrash apo brendësi të lagjeve periferike. Veç Babicës në Vlorë, ku mbetjet urbane hidhen anës rrugës nacionale, edhe në Nartë situata është problematike.
Sapo hyn në fshatin e Nartës jo më larg se 3 km larg qytetit të Vlorës, e para gjë që has janë grumbujt e mbeturinave.
Mungesa e kontenierevë apo dhe mungesa e një kontrate me nënkontraktor privat nga Bashkia, bën që situata të degradojë nga dita në ditë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/menaxhimi-urban-narta-mbulohet-nga-mbetjet-mungojne-kontenieret/