Report TV - Krimi në Elbasan përplas në Kuvend Ramën dhe Bashën

2018-05-03 2

TIRANE-Incidenti i ndodhur pak ditë më parë në Elbasan ka zbritur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë duke përplasur kryeministrin Rama me Lulzim Bashën.

Kryetari i Paritsë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar Edi Ramës që të shkarkojë kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini pas incidentit, pasi sipas tij është i përfshirë në ngjarje përmes dhëndrit të tij.

Basha deklaroi se dhëndri i Sejdinit u refuzua që të përgjohet, ndërsa kompania e gruas së tij është duke u hetuar për trafik droge.

Basha-Ramës: Shkarko Sejdinin, Ruçin dhe Xhafajn
Lideri demokrat i bëri thirrje kryeministrit që përpos, Sejdinit të largojë edhe kryetarin e Kuvendit dhe ministrin e Brendshëm.

?Qytetarët e Elbasanit janë nën terrorin e bandave, të bëra njësh me politikën lokale të Qazim Sejdinit, me mbështetjen e Edi Ramës.

Policia refuzoi urdhrin e prokurorisë për të përgjuar disa anëtarë të bandës, pas disa ditësh policia e mohon që është ushtruar dhunë dhe gjithçka mbyllet si incident i rëndomtë.

Qyteti i kësaj historie është Elbasani, banditi është dhëndri i kryebashkiakut, ndërsa kompania e gruas është duke u hetuar për trafik droge.

Një bandë kriminelësh ushtron dhunë të hapur ndaj policisë, policia refuzon t?i hetojë dhe ti përgjojë. Policët nuk guxojnë të përgjojnë banditin, por heshtin.

Policia e Elbasanit u poshtërua dhe u shpartallua nga një bandë. Po pse nuk hyri policia brenda magazinës? Është e thjeshtë, policia nuk e kaloi jo se nuk ka mjetet, por sepse ajo magazinë është kështjella e Ramës, e krimit e bandës, zonë me mbështetje qeveritare.