Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, kanë debatuar në Kuvend dhe janë përplasur në akzua për sa i përket situatës me kriminalitetin në vend.
Basha, akuzoi kryeministrin se mbështet bandat kriminale ndërsa sipas tij ne vetëm 4 vite nga vend i sigurt Shqipëria është kthyer në rrezik për Bashkimin Evropian.
Basha: Sot nga kjo sallë të kërkojë ty Edi Rama që ta nisësh luftën kundër krimit duke ndërmarrë disa masa të thjeshta por që kanë domethënie të madhe; largo Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn nga detyra e Kryetarit të Kuvendit dhe e ministrit të Brendshëm. Kërkoj menjëherë shkarkimin e Qazim Sejdinit, bëjë publike listën e personave në administratë që kërkohen nga Interpoli dhe bëj arrestimin e tyre. Spastro radhët e drejtuesve të korruptuar të policisë nga bashkëpunëtorët e trafikantëve të drogës.
Kryeministri iu përgjigj Bashës, duke theksuar se Partia Demokratike nuk i shërben interesit kombëtar, ndërsa sipas tij po tund flamurin e krimit etnik shqiptar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-opozites-dilni-nga-cadra-mos-beni-lobimin-e-krimit/