Lucia Nadin, profesoresha veneciane e shkencave humanitare u nderua me titullin Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës këtë të enjte. Titulli iu dha nga rektori Mynyr Koni me motivacionin për kontribut të jashtëzakonshëm shkencor dhe për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Pas ceremonisë, Lucia Nadin, në intervistë për Report TV ka rrëfyer marrëdhëniet e saj me Shqipërinë dhe udhëtimin në fushën e kërkimeve albanologjike
Keni udhëtuar më parë në kulturën shqiptare, përpara se të udhëtonit këtu në Shqipëri, e të njiheshit me mjediset universitare dhe shkencore, çfarë diference ka qenë midis këtyre dy kontakteve?
Në fillim më është dashur ta njihja Shqipërinë, përpara se të vija këtu. Sepse në vitet ?90 Shqipëria sapo kishte dalë nga izolimi totalitar, dhe mua më duhej që ta hulumtoja më parë, ta rizbuloja këtë vend para se të vija. Kur erdha në vitet ?90 pashë se ato ishin vite të vështira dhe, në ato kohë ka qenë për mua një pjesëmarrje njerëzore, ku kam jetuar me ëndrrat dhe utopitë dhe kam përjetuar edhe rindërtimin e Shqipërisë në ato vite.