Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e re e PD në Shkodrës, Izmira Ulqinaku ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi për ngjarjen e 2 prillit 1991. Në fjalën e saj në Kuvend, Ulqinaku e cila tha se është mbesa e një prej dëshmorëve të 2 prillit e quajti Ruçin si një njollë të zezë në historinë e Parlamentit.
Izmira Ulqinaku: Jam mbesa e një prej dëshmorëve të 2 prillit 1991. Nuk e kisha menduar asnjëherë se do të flisja në parlamentin shqiptar pas 27 viteve pluralizëm dhe kryetari i tij të ishte Gramoz Ruçi, protagonist i ngjarjes.
Vendosja e ish-ministrit të Brendshëm të diktaturës komuniste përbën një prej njollave më të zeza në historinë e Parlamentit pluralist shqiptar.
Gramoz Ruçi: Sigurisht fole për një kohë që nuk është fjai jot që ishte disa muajshe në 1991. Fole për një kohë që nuk është fjaji jot që ishe 1 vjeçe në 1992. Sigurisht për ato që fole, Ruçi në 1991-1992 ka qenë në Shkodër mes të piacës në mes të gjyqit dhe nuk është prap faji jot që nuk mund ta ndiqje live gjithcka të marrëdhënieve lidhur me ngjarjen e Shkodrës, të Ruçit dhe shkodranëve dhe unë jam shumë i lumtur që më kanë mirëpritur me duar në xhepa dhe më kanë përshëndetur të gjithë votuesit e tu të soçëm. Prandaj mundohu të njohësh mirë faktet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/mbesa-e-nje-prej-deshmoreve-te-2-prillit-perplaset-ne-kuvend-me-rucin/