http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Studiuesja Lucia Nadin rikthehet ne Tirane per tu vlerësuar me titullin ?Honoris Causa?.
Studiuesja e njohur, ka punuar per katër vjet pedagoge ne departamentin e italishtes ne Universitetin e Tiranës. Krahas mësimdhënies, ajo shquhet per punen kërkimore dhe materialet e rralla te zbuluara ne lidhje me historinë dhe kulturën shqiptare. Statutet e Shkodrës jane gjetjet e rralla per historinë mesjetare shqiptare.
Lucia Nadin ka shprehur vlerësim per titullin e dhëne, ndërsa u tha se puna e saj kërkimore vijon.
Me herët, Nadin ka vizituar fakultetin e gjuhëve te huaja aty ku ajo ka qene lektore per nje periudhe 4 vjeçare dhe është vlerësuar me certifikate mirënjohje.