Rigjallërohet ndërtimi, në 6 muaj u dhanë rreth 300 leje - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6 mujori i parë i këtij viti ka shënuar një kthesë të fortë në rigjallërimin e një prej sektorëve jetik të ekonomisë, ndërtimit.


Të dhënat nga Instituti i Statistikave flasin se në këtë pjesë të parë të vitit janë dhënë rreth 300 lejë ndërtimi në shkallë vendi, 80 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Por ajo që vlen të theksohet është se trendi i ndërtimit po orientohet drejt sektorëve që garantojnë fitime të sigurta siç është turizmi. Në 6 mujorin e parë janë dhënë 17 leje për ndërtim hotelesh apo fshatra turistikë me një sipërfaqe prej 30 mijë metra katror.

Pavarësisht këtij trendi, disa qytete kryesore vijojnë të kenë kërkesë të lartë per strehim. Por taksa e infrastrukturës dhe pagesa e saj paradhënie jo vetëm rrit çmimin për qytetarët, por vë në vështirësi edhe ndërtuesit.

Miratimi i planeve rregulluese në disa qytete, kryesisht në Tiranë i ka dhënë një hov sektorit të ndërtimit, i cili prej vitesh ishte në rënie drastike.

Free Traffic Exchange